Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski nuk ka informacion nëse do të jetë pjesë e rikonstruim eventual të Qeverisë, gjegjësisht nëse do të vazhdojë të drejtojë resorin për transport dhe lidhje.
“Mbetem i përkushtuar që të jap maksimumin për të zgjidhur të gjitha këto çështje të hapura që kemi në fushën e infrastrukturës”, tha mes tjerash Boçvarski.
Boçvarski tha se vazhdojnë përpjekjet e pushtetit për të siguruar shumicë të qëndrueshme parlamentare.
“Mendoj se çështje tjetër shumë e rëndësishme është që vendi mbetet në rrugë të drejtë, drejt integrimeve dhe strukturave euroatlantike. Pritet që në periudhën në vijim të vazhdojnë bisedimet për rritjen e shumicës parlamentare, me çka me siguri do të hapet mundësia që Qeveria të vazhdojë me dinamikë edhe më të fortë të mbyllë të gjitha çështjet e hapura që i kemi”, theksoi Boçvarski.