Ministri i Kulturës Ademi jep llogari për shpenzimet


Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, gjatë kohës së mandatit të tij prej 1 qershorit të vitit 2018 deri më 11 nëntor ka realizuar vetëm dy udhëtime jashtë vendit, edhe atë në Tiranë dhe Frankfurt dhe gjatë kësaj ka shfrytëzuar vetëm një biletë aeroplani me vlerë prej 7.286 denarësh.

Siç citojnë nga Ministria e Kulturës, gjatë mandatit të tij nuk ka marrë avans nga arka për denarë dhe nuk ka bërë shpenzime në arkë.

Në bufenë e Ministrisë së Kulturës ka shfrytëzuar reprezentacion vetëm 2.565 denarë, citohet në njoftim.