Ministri i Jashtëm ukrainas: “Ushtarët rusë po përdh*unojnë gratë në territoret e pushtuara”

Ushtarët rusë dyshohet se kanë përdh*unuar gra në qytetet që tashmë i kanë kapur, sipas ministri të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Kuleba tha se tashmë kishte pasur “raste të shumta” të përdh*unimeve brenda territoreve të pushtuara nga ushtria ruse.

“Kur bo*mbat bien mbi qytetet tona, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara – dhe kemi raste të shumta, për fat të keq, kur ushtarët rusë përdhunojnë gra në qytetet ukrainase – është sigurisht e vështirë të flitet për efikasitetin e ligj ndërkombëtar”, tha Kuleba.

“Por ky është i vetmi mjet qytetërimi që kemi në dispozicion për t’u siguruar që, në fund, të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë do të sillen para drejtësisë, dhe Federata Ruse, si një vend që kreu një akt agresioni, do të mbajë përgjegjësi edhe për veprat e saj”, shtoi ai.

Ministri nuk dha prova për të mbështetur pretendimin e tij, por mediat ukrainase raportuan se njëmbëdhjetë raste përdhu*nimi ishin raportuar në Kherson – i vetmi qytet i madh i pushtuar nga Rusia pas më shumë se një javë luftimesh.

Kuleba u bëri thirrje mediave që të përhapin të vërtetën për krimet e Rusisë kundër Ukrainës.
Politikani ukrainas gjatë fjalimit të tij mbështeti gjithashtu thirrjet që Vladimir Putin të përballet me një gjykatë speciale për veprimet e vazhdueshme ushtarake në Ukrainë.
Pushtimi i Rusisë ka marrë tashmë qindra jetë, ka zhvendosur më shumë se një milion njerëz dhe ka nxitur akuza për krime lufte.