Ministri i jashtëm i Gjermanisë: Administrata Biden ofron shanse për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas shprehu besimin e tij se, me mbështetjen e qeverisë së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) po ofrohet një shans për të gjetur një zgjidhje për problemin e Kosovës dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sjellë prosperitet ekonomik.

Pas takimit me shefin e diplomacisë së Serbisë, Nikola Selakovic, Maas në një konferencë për media tha se Gjermania është e përfshirë në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë konferencë ai gjithashtu kujtoi edhe se BE ka të dërguarin e saj të posaçëm, i cili është shpesh në rajon, raporton Tanjug

Mirëpo në fjalën e tij, Maas më shumë ka shprehur rolin që ka SHBA në këtë proces..Ai ka shprehur besimin e tij se, me mbështetjen e qeverisë së re të SHBA’ve po ofrohet një shans për të gjetur një zgjidhje për problemin e Kosovës dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sjellë prosperitet ekonomik.

Ndryshe ministri i jashtëm serbë Selakovic ka pasur takime gjatë këtyre ditëve në Gjermani, ku temë ka qenë edhe Kosova si dhe dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit.