Ministri i Drejtësisë tregon nëse mund të ekstradohen “Grupi i Kumanovës”

Selim Selimi ka thënë se ka vendosur kontakte me ministren e Drejtësisë nga Maqedonia e Veriut, Renata Destovska.
Këngët patriotike i kanë për zemër.
Ato nuk i ndalin ani se janë prapa grilave e janë të dën*uar me burgim të përjetshëm
Por, kosovarët që po e vuajnë dën*imin në burgun e Izdrovës në Maqedoni mund të kthehen në Kosovë nëse shteti i Maqedonisë lejon ekstradimin tyre.

Megjithatë edhe në vendlindje do duhej të qëndrojnë prapa grilave.
Për ekstradimin e tyre në Kosovë foli ministri i Drejtësisë, Selim Selimi të enjten në kuvend.
Ai tha se ka diskutuar me homologen e tij nga Maqedonia për këtë çështje.
E bashkë partiaku i Selimit nga radhët e AAK-së, deputeti Gazmend Syla që foli për këtë temë në kuvend tregon një arsyeje pse ata duhet të transferohen në Kosovës.

Ekstradimin e kosovarëve e lejojnë edhe ligjet e Kosovës.
Ky interesim i shtetit kosovar e ka gëzuar Naser Bajraliun që është i dënuar me burgim të përjetshëm për ter*rorizëm.
Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet bu*rg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.
Për veprën terr*orizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona prej të cilëve 7 janë dënuar me bu*rgim të përjetshëm.