Ministri i Brendshëm francez: Janë mbyllur 9 nga 18 xhamitë që kam kërkuar të ndiqeshin


Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin njoftoi se janë mbyllur 9 nga 18 xhamitë që ka kërkuar të ndiqen.
Nga llogaria e tij në Twitter, Darmanin ka thënë se në kuadër të udhëzimeve të presidentit Emmanuel Macron dhe kryeministrit Jean Castex qeveria ka ndërmarrë hapa të vendosur nën emërtimin e lu*ftës kundër “separatizimit lslamik” në vend.
“Janë mbyllur 9 nga 18 xhamitë që kam kërkuar të ndiqen”, shkroi në postimin e tij Darmanin.

Ndërsa gazeta “Le Figaro” në artikullin e saj ka bërë të ditur se numri i xhamive të mbyllura nuk e ka kënaqur mjaftueshëm ministrin e Brendshëm.
Më tej në artikull theksohet se Darmanin ka zhvilluar mbledhje një herë çdo 15 ditë me stafin e tij dhe se nga ata ka kërkuar që të vazhdojnë këtë punë me vendosmëri.

Thuhet se nga shteti po ndiqen 89 xhami në vend.
Pas vr*asjes më 16 tetor të mësuesit që u tregoi nxënësve të tij karikaturat e revistës Charlie Hebdo me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed, qeveria ndërmori hapa të ashpra ndaj shumë individëve, organizatave dhe vendadhurimeve muslimane me arsyetimin se ato shkaktojnë sep*aratizëm.
Me këtë arsyetim nga Franca janë dëbuar më shumë se 60 individë ndërkohë që janë mbyllur edhe shumë organizata përfshirë organizatën muslimane për ndihma Barakacity dhe Kolektivin Kundër Islamofobisë (CCIF).