Ministri i arsimit, Arbër Ademi: Do të zgjidhim problemet e gjuhës shqipe në rajonin e Velesit


Gjuha shqipe duket se do të rikthehet në shkollat e komunës Veles dhe Çashkë ndërsa nxënësit e ciklit fillor do të kenë mundësinë të arsimohen në gjuhën ne tyre amtare. Këtë e paralajmëroi ministri I Arsimit Arbër Ademi pas takimit me kryetarët e dy komunave në fjalë dhe banorët e kësaj pjese. Fillimisht u paralajmërua rindërtimi I shumë shkollave si dhe ndërtimi I objekteve të reja shkollore për fshatrat Kllukovec dhe Banjicë. Gjithashtu ministri Ademi premtoi se po shqyrtohen edhe disa modalitet të cilt do të përfshijnë zgjidhjen përfundimtare të arsimit shqip në këtë pjesë.

Klukoveci në Veles është paraparë të ketë objekt të ri modern shkollor. Po ashtu edhe në komunën e Cashkës do të kemi investime në aspekt të infrastrukturës..Edhe pse ne kemi siguruar tashmë të gjitha mjetet e nevojshme për ndërtimin e një shkolle të re moderne në fshatin Banjicë të Cashkës, ne sot gjithashtu diskutuam edhe për modalitet tjera, prandaj shkolla në Banjicë është e siguruar me kusht që të diskutojmë këtë javë edhe për një modalitet tjetër edhe më të mirë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare sa I përket sfidave në arsim me të cilën ballafaqohen qytetarët e komunës së Cashkës- deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.