Ministri hungarez: Shqipëria anëtare e BE-së sa më shpejt, të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit


Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë e cila mban Presidencën e radhës së BE-së, Péter Szijjártó, është shprehur se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Gjatë fjalës së tij në një deklaratë të përbashkët për mediat me Kryeministrin Rama dhe Komisionerin, Varhelyi, ministri hungarez ka theksuar se duhet që procesi i zgjerimit të BE-së të përshpejtohet.

Ministri i Hungarisë: Momentet që kemi përjetuar gjatë kësaj 1 ore e gjysëm të fundit kanë qenë historike, duke qenë se kemi çelur grupin e parë të kapitujve me Shqipëriën, që do të thotë, bisedimet e anëtarësimit kanë nisur për t’u siguruar që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur.

Çështja e zgjerimit të BE drejt BP ka qenë në krye të rendit të ditës së Presidencës Hungareze. E kuptojmë që BE po humbet konkurrueshmëri, po humbet peshën e tij, kuptojmë që BE ka nevojë për freski dhe energj të re. Duke njohur mirë BP, e dimë që kjo energji e re për të cilën kemi nevojë, do të vijë nga BP.

Në interesin e BP që zgjerimi drejt BE të përshpejtohet. Na duhet të ndërmarirm hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë e politikës së zgjerimit. Kjo politikë ka humbur besueshmëri gjatë kohëve të fundit, duke pasur parasysh faktin se koha mesatare e pritjes së vendeve ka kaluar 15 vjet. Kjo është e papërshtatshme. Na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani.

Shumica e shteteve anëtare shprehet se zgjerimi duhet të jetë një proces mbështetur në merita. Meritat janë nëse do të shihnim arritjet e Shqipërisë në vitet e fundit.Investuesit hungarezë luajnë rol të rëndësishëm për modernizimin e ekonomisë shqipërisë. Mjedisi në Shqipëri e kënaqshme, të bazuar në treg dhe në konkurrencë.

Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen fjala për kushtet që ka vendosur BE që të ketë mundësi që të çelë kapiujt e negociatave. Privilegj që nisja e ngociatave të vërtetë për anëtarsim të Shiqpërisë nisën gjatë Presidencës Hungareze.

Sot folëm për grup kapitujt e quajtur Themeloret, janë 6 grup-kapituj që duhet të negociohen. Ramë dakord që Akademia e Punëve të Jashtme do të ofrojë trajnim për 50 anëtarë të administratës shqiptare. Hungaria e përkushtuar të shoqërojë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së, ne do të bëjmë më të mirën./tvklan.al