Ministri Hoxha sot nikoqir i delegacionit të lartë të Republikës së Malit të Zi

Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Arjanit Hoxha sot do të jetë nikoqir i delegacionit të lartë të Republikës së Malit të Zi të udhëhequr nga ambasadorja Ivana Shikmanoviq dhe ministri i Bujqësisë i Malit të Zi, Aleksandar Stijoviq.

Në kuadër të vizitës është paraparë edhe takim pune mes dy ministrave në hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Pas takimit do të pasojnë deklarata për media të ministrave Hoxha dhe Stijoviq.