Ministri Hoxha pret në takim ambasadoren amerikane Byrnes

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha ka pritur në takim ambasdoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kate Byrnes. Siç bëhet e ditur nga MBPEU, temë e takimit ka qënë avancimi i bashkëpunimit të dy shteteve partnere të NATO-s.

“Në takimin e sotëm, të parë, të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë Veriore, Kate Marie Burns, u konfirmua angazhimi strategjik i dy vendeve mike dhe partnerëve të NATO-s për të mbajtur raporte të ngushtë ngushta bashkëpunimi për avancim të bujqësisë si një nga degët më të rëndësishme të ekonomisë në vendin tonë. Ministri Hoxha vuri theks mbi prioritetet kryesore në strategjinë e re për bujqësinë dhe zhvillimin rural, veçanërisht në harmonizimin e legjislacionit dhe standardeve me BE” thuhet në komunikatën e MBPEU-së.

Në vazhdim thuhet se ambasadorja Byrnes ka shprehur mbështetetjen për Republikën e Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për integrim në BE dhe se beson se fillimi i negociatave është i mirë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner në realizimin e investimeve të përbashkëta për të forcuar konkurrencën e sektorit privat.

Në periudhën që vjen, me interes të veçantë do të jenë projektet në pylltari, për parandalimin e prerjeve ilegale si dhe shkatërrimi i tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra. Në takim ka marrë pjesë edhe Erik Janovski, të cilit ministri i ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e ofruar nga USAID përmes projekteve të shumta për të mbështetur bizneset private në sektorin e bujqësisë.