Ministri Haliti flet nga Brukseli pas hapjes së negociatave për anëtarësim në BE


Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Haliti flet nga Brukseli pas hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Shpresoj se bashkërisht me gjithë Qeverinë do t’i intensifikojmë punët tona edhe bashkëpunimin tonë me gjitha institucionet e Bashkimit Europian, tha ai.

Unë normal këtu jam si përfaqësues i Qeverisë, megjithatë fakti se jam edhe te resori i Shoqërisë Informatike dhe Administratës fokusi ynë do të jetë që ta intensifikojmë edhe punën e digjitalizimit po edhe reformat në administratën publike në mënyrë që të kemi shërbime sa më të mira për qytetarët, theksoi mes tjerave në një bisedë për Indeks.mk, ministri i Shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Haliti.

Sot është ditë historike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për qytetarët e saj. Fillimi i negociatave defakto fillon sot, për normal në rrugën tonë për t’u bërë anëtarë të plotfuqishëm të Bashkimit Evropian dhe shpresojmë që qytetarët që nga dita e sotme do të mund edhe t’i shohin edhe frytet e këtij procesi, sepse gjatë këtij procesi pritet që edhe institucionet edhe shteti i Maqedonisë së Veriut të ketë qasje në më shumë grante, të ketë motivacion për reforma më të qenjësishme, ti intensifikojë reformat në sektorët e ndryshëm.

Unë normal këtu jam si përfaqësues i Qeverisë, megjithatë fakti se jam edhe te resori i Shoqërisë Informatike dhe Administratës fokusi ynë do të jetë që ta intensifikojmë edhe punën e digjitalizimit po edhe reformat në administratën publike në mënyrë që të kemi shërbime sa më të mira për qytetarët.

Prandaj shpresoj se bashkërisht me gjithë Qeverinë do t’i intensifikojmë punët tona edhe bashkëpunimin tonë me gjitha institucionet e Bashkimit Evropian./Indeks.mk/