Ministri gjerman: Vaksinimi i popullit do të nisë në …


Ndërsa Gjermania është ende duke pritur që studiuesit e saj të zhvillojnë një vaksinë koronavirusi, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, deklaroi se vaksininimi i popullsisë është vetëm disa muaj larg.

“Nëse gjërat vazhdojnë kështu unë supozoj se do të mund të fillojmë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, tha ministri.

Spahn theksoi se vaksinimi do të jetë vullnetar dhe se autoritetet po planifikojnë të fillojnë përpjekjen e vaksinimit te grupet vulnerabël, si të moshuarit, punonjësit e kujdesit shëndetësor e të tjerë.

“Nëse të gjithë kuajt arrijnë vijën e finishit, ne do të kemi shumë vaksina,” tha ai. Aktualisht, koronavirusi ka shkaktuar mbi 1 milion viktima, 9600 prej të cilëve në Gjermani.