Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth në ‘Twiter’ ia uroi fitoren kryetarit të LSDM-së dhe koalicionit ‘Mundemi’.
“Urime për Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaevin dhe Nikolla Dimitrovin. Lajm i mirë është se zgjedhjen u mbajtën pa probleme”.
Ai më tej shton se duhet të kapemi për punë dhe, siç shkruan ai, t’u mbështesim në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Ndryshe, sipas KSHZ-së por jo ende zyrtarisht, koalicioni “Mundemi’ ku në krye është LSDM ka 46 mandate, që e bën koalicionin me më së shumti mandate.
https://twitter.com/MiRo_SPD/status/1283795284200488960?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1283795284200488960%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fministri-gjerman-per-evrope-ia-uron-fitoren-zoran-zaevit%2F