Ministri Gent Cakaj publikon një video emocionuese nga ish ushtarja e UÇK’së

Ajo lindi dhe jetoi deri në përfundim të shkollës fillore në Luginën e Preshevës. Gjithë këtë kohë kishte përjetuar sht*ypjen dhe ro*bërinë nga pushteti serb që po e bënte ndaj shqiptarëve. Linda Fetahu Krivajneva vendosi që shkollën e mesme ta vazhdojë në Ferizaj.

Nuk ishte as aty ndryshe. Gjithë kohën shtypje e pro*testa. Dhe në vitin 1999, në janar, pas Mas*akrës së Reçakut ajo vendosi t’i bashkohet si infermiere Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rrëfimin e saj, që është në kuadër të platformës “LIRIA KA EMËR”, e ka publikuar Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.
“Janar ‘99. Agu i parë pas mas*akrës së Reçakut, ishte pikëkthesa kur Linda Fetahu-Krivanjeva vendosi t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si infermiere e re, ajo u gjend pranë fëmijëve, të pambrojturve, të sëmurëve, të thyerve në moshë, të vr*arëve e pl*agosurve, ushtarëve të lirisë në çastet më të vështira e në orët më të liga.

Ajo ende dhembshurisht kujton qëndrimin e parë përballë me mortin: një vajzë 23 vjeçare, shtatzënë, e cila tre ditë pasi humbi fëmijën, shkoi edhe vetë në amshim, për të mbetur gjithmonë martire në mbamendjen e përbashkët të gjithë kombit shqiptar. Ato u bënë pluhur frymëzimi për çdo brez shqiptarësh më pas, ndërsa puna, loti e sakrifica e Lindës u bënë dielli i lirisë i më të dashurës, Kosovë. Lutem ta shpërndani këtë histori për t’i dhënë krahë e jehonë rrëfimit madhështor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 🇦🇱🇽🇰… #LiriaKaEmër #KrenarmeUÇK”, ka shkruar Cakaj në postimin e tij.