Nicolas Hulot, ministri i ekologjisë i Francës, të martën njoftoi dorëheqjen e tij në një intervistë të drejtpërdrejtë në radio. Ai i tha Francës se po largohej nga qeveria, duke pranuar se ai ndihej i vetëm në shtyrjen e ‘çështjeve mjedisore’.
Hulot tha se presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri Edouard Philippe nuk ishin në dijeni të vendimit të tij për t’u larguar, duke thënë se ata ndoshta do të mundoheshin ta mënjanonin.
“Është vendim i ndershmërisë dhe përgjegjësisë”, shtoi ai, “vendimi më i vështirë i jetës sime. Nuk dua të jap iluzionin se prania ime në qeveri do të thotë që i përmbushim standardet për këto çështje, prandaj po marr vendimin për të lënë qeverinë,” tha Huloti, të cilit prezantuesit iu përgjigjën: “A jeni serioz? “.
Ai tha se presidenti dhe kryeministri ishin gjithmonë të dashur dhe besnikë ndaj tij, por pavarësisht kësaj, qeveria nuk ka qenë në gjendje të japë përparësi çështjeve mjedisore, tha ministri, duke shtuar se ai mund të bënte vetëm “hapa të vegjël”.
Hulot u emërua ministër për herë të parë në maj 2017 nga Macron, pasi kishte refuzuar oferta nga disa udhëheqës francezë.
Megjithatë, 12 muaj më pas, ambientalistët filluan të vënë në dyshim rolin e Hulotit dhe angazhimin e qeverisë për kauzën e mjedisit./Pacensure