Pasditen e sotme në bregun e Liqenit të Ohrit ka ndërruar jetë një i moshuar, jozyrtarisht raportohet se i moshuari ka pësuar sulm në zemër. Trupi i pajetë është nxjerrë pranë plazhit Metropol në Ohër, ndërsa në afërsi po mbahej edhe hapja solemne e Kupës Ndërkombëtare për Not, ngjarje ku po merrte pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në një video të publikuar nga mediumet lokale, shihet se si ministri vrapon për të dhënë ndihmën e nevojshme shëndetësore duke tentuar ta reanimojë të moshuarin për 20 minuta.