Ministri Çulev përgatit dorëheqjen?!

Ministri teknik i MPB Naqe Çulev sipas burimeve të “Libertas” nesër do ta dorëzojë dorëheqjen e tij në kabinetin e kryeministrit teknik Oliver Spasovski. Burime të afërta me Çulev thonë se vendimi për dorëheqje veç është dorëzuar ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet të bëhet publike.

Çulev si shkak për dorëheqjen ka nënvizuar se solidarizohet me ministren e shkarkuar Rashella Mizrahi e cila u shkarkua nga dikasteri i punës dhe politikës sociale nga kryeministri teknik Oliver Spasosvki, për shkak të mosrespektimit të emrit kushtetues të shtetit.

Ndëkaq Alsat shkruan, se nga kontaktet që ka realizuar me VMRO-DPMNE-në e mohojnë dhe përgënjeshtrojnë këtë informacion duke theksuar se bëhet fjalë për lajm të rrejshëm.

“Strukturat kriminale të LSDM-së janë të frikësuar dhe referojnë lajme të rrejshme”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, Qeveria sot për herë të dytë anuloi vendimet e ministrit Çulev të cilat siç njoftuan nuk ka pasur të drejtë t’i miratoj pa pajtueshmëri dhe nënshkrim të zëvendësministres së brendshme plotësues Sllavjanka Petrovska.