Ministri Besimi zbulon marrëveshjet e nënshkruara mes RMV-së dhe Shqipërisë në sferën e financave

Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka zbuluar një pjesë të vendimeve që u nënshkruan sot në seancën e përbashkët të dy vendeve, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Besimi ka thënë se mbledhja është hap konkret për avancimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve dhe rritjen e kapaciteteve ekonomike

“Në kuadër të mbledhjes së përbashkët qeveritare, me ministren e Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi në fushën e financave publike dhe në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian si dhe dy protokolle për kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar Qafë Thanë dhe njohje të përbashkët të operatorëve ekonomikë të autorizuar”, ka shkruar Besimi.

Ai ka shtuar se nënshkrimi i këtyre dokumenteve në kuadër të mbledhjes së përbashkët do të kontribuojë në rritjen e shkëmbimit tregtar.

“Avancimin e bashkëpunimit në fushën e financave publike dhe procesin e aderimit në BE, e në këtë mënyrë edhe në rritjen ekonomike të dy vendeve”, ka përfunduar Besimi.