Ministri Bekteshi siguron mjete për 4000 qytetarë, për vauçera turistik


Lajm i mirë për sektorin e turizmit në vend dhe për të gjithë qytetarët e vendit të cilët kanë aplikuar për vauçerë turistik.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka arritur të sigurojë mjete për të gjithë ata që kanë aplikuar për vauçerë për turizëm në vend.

Mijëra aplikant do të përfitojnë nga këto mjete për të kaluar pushimet verore nëpër vendet turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Edhe njëherë ministri Bekteshi po dëshmon angazhimin e tij maksimal për të ndihmuar sektorin e turizmit sikurse çdo vit të kaluar.