Ministri Bekteshi: Prej 12 tetorit për kafe në Prishtinë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij, ka konfirmuar informacionin se më 12 tetor shtetasit tanë do të mund të shkojnë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë për të pirë kafe.

“Nga 12 Tetori kafe në Prishtinë pa PCR!”, shkroi Bekteshi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 9-të të saj, solli vendim që të heq testin PCR për shtetet e rajonit, si Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Se së shpejti do të shkojmë për kafe në Prishtinë, paralajmëroi të hënën e kaluar edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani.