Ministri Bekteshi në “San Siro”! Milani shënoi fitore

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mbrëmjen e djeshme ka ndjekur drejtpërdrejt ndeshjen mes Milanit dhe Genovas. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri i cili në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi nga stadiumi “San Siro” në Milano me mbishkrimin “Gjithmonë Milan” në gjuhën italiane.
Si duket Bekteshi mbrëmjen e djeshme i solli, pasi ndeshja përfundoi në rezultat 2-0 në favor të Milanit.