Ministri Bekteshi i lodhur nga pyetjet: “Çdo ditë u përgjigjemi të njëjtave pyetje”

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i përgjithshëm i SHA ESM, Vasko Kovaçevski, sot kanë dhënë deklarata për media pas vizitës në Toplana Istok ku kanë shënuar fillimin e sezonit të ngrohjes. Por pas 25 minutash të folur për mediat, duket se ministri ishte lodhur duke dhënë përgjigje. Kështu, kur u pyet nëse ishte marrë ndonjë vendim për ndryshimin e orës verore, ministri u tha gazetarëve:

“Tani, mendoj se duhet t’u përgjigjemi të njëjtave pyetje çdo ditë, deri 30 tetor është afati që duhet të sjellim vendimin, ne si ministria e Ekonomise kemi dërguar kërkesë për mendim nga gjitha institucionet, bazuar në vendimet edhe analizat e tyre do të vendoset” – tha Bekteshi.