Ministri Bekteshi flet se kur do të hapen kafenetë dhe restorantet

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se nuk do të mund të bëj kalkulime se kur do të ndodhë hapja e restoranteve dhe kafeneve, por u shpreh se e njëjta do të ndodhë vetëm me propozim të Komisionit për sëmundje infektive dhe me miratim të Qeverisë.

Në pyetjen se kafenetë dhe restorantet mund të hapen prej të hënës, Bekteshi bëri thirrje që të gjitha palët e prekura të ndjekin vetëm vendimet dhe informacionet që vijnë nga Qeveria.

-Sa i përket hapjes së restoranteve dhe kafeneve dhe gjithë sektorit të hotelierisë është formuar një grup pune dhe njëkohësisht konsultohen edhe odat ekonomike, veçanërisht odat që përfaqësojnë sektorin e hotelierisë në vendin tonë dhe mendoj se për një kohë të shkurtë Qeveria pas rekomandimeve nga Komisioni për sëmundje infektive dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të sjellë vendim,-deklaroi Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

.