Ministrat shqiptarë nga radhët e BDI-së, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të mbjanë stabile marrëdhëniet e shkëlqyera me Republikën e Kosovës në çdo sferë, gjithashtu edhe në politikën ndërkombëtare.
Ministrat shiqptarë vazhdojnë të bojkotojnë çdo Forum ndërkombëtarë ku nuk është e ftuar Republika e Kosovës, shkruan Republika.mk
Sikurse ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ashtu edhe ministri Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka refuzuar të marrë pjesë në Forumin për Energjetikë në Moldavi për arsye se në të njejtin nuk është ftuar edhe Kosova, raporton Republika.mk
Kjo s’është hera e parë që Bekteshi në Konferenca ndërkombëtare mbështetë dhe qëndron në një vijë kur bëhet fjalën për statusin dhe përfaqësimin ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.
Rasti i fundit ishte edhe në Beograd, në takimin e 19-të Ministror, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka mbështetur fuqimisht kërkesën e Republikës së Kosovës që të të ndërrohet emri nga UNMIK në Republika e Kosovës në Traktat pasi Qeveria e Kosovës është palë ligjore e të gjitha kërkesave të Traktatit që nga 17 shkurti 2008.
Këtë mbështetje të ministrit Bekteshi e ka përshëndetur edhe ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli.