Ministri Aliu nxit reagime me deklaratën “Kosova shtet i përkohshëm”

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka nxitur reagime me deklaratën se“Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë.”

Aliu mbrëmë ka thënë se nuk mund të krijohet një komb kosovar, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte një përzierje etnive, që sipas tij nuk po ka sukses.

”Unë e shoh sot Kosovën më shumë se një projekt të përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar, kushtetuta e Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër, nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses”, ka thënë ai në t7.

Analisti Imer Mushkolaj, i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, për këtë deklaratë.

Aliu e ka quajtur Liburnin si “politikan sharlatan” që nuk i beson shtetit të tij.

”Qe një politikan sharlatan, i cili nuk i beson shtetit të cilit do të duhej t’i shërbente. Nëse ky nuk i beson shtetit të vet, qysh me i besu qyterarët këtij dhe të tjerëve si ky, që kanë me e kry ndonjë punë t’hajrit. Një dështak e demagog i pështirë”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook, të enjten.