Ministrat do të marrin vetura të reja luksoze dhe të fuqishme, qeveria do të shpenzojë 1.6 milionë euro

Qeveria e Maqedonisë së shpejti do të shpenzojë 1.6 milionë euro për të marrë me qira 45 makina të reja të klasit të lartë me motor mbi 2.0 litra. Një vendim i tillë ka shkaktuar revoltë dhe reagime në opinion, aq më tepër që qytetarët përballen me pasiguri ekonomike dhe mungesë fondesh për nevojat elementare.

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, nga ana tjetër, në lidhje me blerjen e automjeteve të reja nga Qeveria, thotë se kjo nuk është risi dhe se është praktikë e vendosur. Sipas tij, marrja me qira është më e lirë se blerja e automjeteve në pronësi, sepse, siç tha ai, për kohëzgjatjen e qirasë ose sipas kohës ose për kilometër të kaluar për automjet, garancia dhe mirëmbajtja është përgjegjësi e ofruesit të shërbimit, e jo e marrësit.