Pas dy ditësh negociata Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen historike në Washington për normalizimin ekonomik të vendeve. Në njërën nga pikat e marrëveshjes thuhet se Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e ‘mini – Schengen-it’, gjë të cilën Kryeministri Hoti që e nënshkruajti dje, vitin e kaluar edhe e kishte kundërshtuar ashpër.
Hoti kishte thënë se ‘mini-Schengeni është një modalitet tjetër i Unionit Doganor Ballkanik, duke veçaur se nuk është në interesin e Kosovës, madje e dëmton atë. Ai kishte thënë se ky projekt nuk është në interesin e Kosovës dhe të shumicës së vendeve në regjion.
Aso kohe Avdullah Hoti kishte shkruar se ky projek ia pamundëson Kosovës të vendosë kontrolle (tarifa, apo reciprocitet të plotë) për mallra që e çrregullojnë tregun e Kosovës, në radhë të parë ndaj Serbisë dhe Bosnjës si dy vende që nuk e njohin Kosovën dhe e pengojnë në çdo formë.
“Kijon mundësi për invazion të mallrave nga Rusia dhe vendet e zonës ekonomike ruse për shkak se Serbia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë. Si vendi me popullsinë dhe me ekonominë më të madhe në rajon, Serbia përmes kësaj ideje tenton ta mbajë sa më gjatë regjionin e Ballkanit jashtë Bashkimit Evropian, në pritje të krijimit të balanceve të tjera gjeopolitike me rol të shtuar të Rusisë”, kishte shkruar Hoti ndër të tjerash.
Ndëra kundër kësaj ide ka qenë edhe Isa Mustafa, i cili mbrëmë e përshëndeti këtë pikë në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Kundër iniciativës për një “mini-Shengen Ballkanik”, apo siç po interpretohet në Kosovë “Unioni Doganor i Shteteve të Ballkanit”, qe shprehur edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili e kishte quajtur edhe mini-shengeni jugosllav.