Mimoza Mustafi mësimdhënsja e suksesshme nga sh.f. “Naim Frashëri” Studeniçan

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri njofton vazhdimisht per mesimdhenesit e suksesshem, Shaqiri shkruan: Arsjmi luan një​ rol shumë të rëndësishëm në formësimin e personalitetit të një individi. Janë pikërisht​ mësimdhënësit ata​ të cilët​ ​ gjithmonë kontribojnë në​ procesin edukativo-arsimor.

Sot do Ju njoftojmë me mësimdhënësen​ Mimoza Mustafai Jonuzi, mësimdhënëse​ e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën Fillore​ “Naim Frashëri”​ në f.​ Studeniçan të Shkupit.

Para 7 viteve në kuadër të shkollës​ në mënyrë vullnetare​ u formua Klubi për lexim të librave​ ​ “Naim Frashëri”, ku së​ bashku me nxënësit lexojnë pjesë nga librat, recitojnë poezi​ por edhe këmbejnë libra pas orëve mësimore.​

Me këtë aktivitet plotësues vullnetar mësimdhënësja​ ​ Mimoza e​ zhvillon​ ​ dashurinë ndaj leximit i cili është kusht për hapërim drejt vlerave të larta shoqërore. Njëherit ajo është edhe autore e disa​ librave me poezi​ si:​ “Të të quaj dashuri,​ dhimbje apo jetë”​ dhe​ “Heshtja vret”.

Faleminderim​ të veçantë​ për​ mësimdhënësen​ Mimoza e cila asnjëherë​ nuk heziton t​ë iu ofrojë​ nxënësve mbështetje të vazhdueshme.