Mimoza Kusari tregon nëse janë siguruar 80 vota për presidentin

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se beson që sot do të kryhet çështja e zgjedhjes së presidentit.

Në një prononcim, ajo ka thënë se gjatë ditës së sotme janë angazhuar për ta siguruar edhe votën e 80-të.
Ajo nuk ka pranuar ta përmend emrin e deputetit në fjalë, por se së fundmi është raportuar se ka një marrëveshje me deputetin Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija).