Mimoza Kusari: “Qeveritë e kaluara sollën faturën e rrymës që sot po e paguajmë”

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet lidhur me propozimin për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusrai-Lila ka fajësuar ish partitë në pushtet për situatën energjetike në të cilën ndodhet Kosova.

Kusari-Lila ka thënë se janë veprimet e ish-partive në pushtet që sollën faturën që sot do ta paguajnë qytetarët.
“Nuk janë deklaratat e anëtarëve të VV që e sollën këtë gjendje, janë veprimet e ish partive në pushtet që e sollën faturën që ne sot po e paguajmë.

Rregullatori i energjisë ka shpallur datën e konsultimeve deri më 28 janar. Të gjithë ne e kemi mundësinë për të dhënë ende propozime. Qeveria ka ndërmarrë hapin e parë duke ndarë 75 milionë për subvencionimin e energjisë elektrike”, ka thënë ndër të tjera Kusari-Lila në Kuvend.