Miloshoski: Ja pse duhet regjistrimi të jetë elektronik

Deputeti i VMRO-DPMNE Antonio Milososki beson se regjistrimi duhet të kryhet në mënyrë elektronike.

“VMRO-DPMNE propozon që regjistrimi të jetë elektronik sepse do të jetë më efikas, sepse do të jetë më ekonomik dhe sepse regjistrimi elektronik është më evropian.

Që qeveria dhe të gjitha entitetet e tjera të kenë më shumë besim në regjistrimin elektronik, ne sugjerojmë që regjistrimi elektronik të ketë monitorimin e tij, dhe monitorimi duhet të kryhet nga ekspertë dhe profesorë nga Fakulteti i Informatikës FINKI”, theksoi Miloshoski.