Milloshovski: Bujar Osmani asnjëherë nuk e ka takuar Zafirovin

Zv/Kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, asnjëherë nuk e ka takuar këshilltarin e kryeministrit Zoran Zaev, përgjegjës për marrëdhënie me Francën, Lubço Zafirovski, ka thënë nga foltorja e Kuvendit deputeti Antonio Milloshovski.

Sipas tij është e pamundur një këshilltar i tillë mos të bashkëpunojë apo të ndihmojë në proceset për përmirësim të marrëdhënieve me Francën dhe përparim të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Çuditërisht ky këshilltarë për të cilin nuk dihet saktë se për çfarë është i angazhuar dhe paguhet me pagë prej 1200 eurove, nuk posedon transaksion bankar në Maqedoni dhe paratë e honorarit i merr nëpërmjet Serbisë, ka përsëritur Milloshovski.