Milloshoski: Për disa qytetarë nuk ka automjet ambulance, por për disa funksionarë ka në çdo kohë

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski reagoi ndaj ardhjes së deputetes së LSDM-së e cila me automjet ambulance erdhi në Kuvend.
E veshur në skafander ajo arriti në seancë e infektuar me COVID-19 me qëllim që të bëjë kuorumin dhe të votojë Paketën e pestë ekonomike që ndihmon ndërmarrjet dhe qytetarët.

“Për disa qytetarë nuk ka automjet ambulance kur ju nevojitet, nuk ka helikopter, por për disa funksionarë ka në çdo kohë”, reagoi Milloshoski.
Ndryshe, Kostadinovska Stojçevska votoi nga kabina për izolim, ndërsa më herët tha se privatisht ka paguar shërbimin për automjetin e Ndihmës së Shpejtë.