Milloshoski: 15 korriku është datë e pranueshme për zgjedhje, por me dy kushte

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski përmes një konference për shtyp deklaroi se për OBRM-PDUKM-në si pari më e madhe opozitare datë e pranueshme për zgjedhje është 15 korriku por me plotësimin e dy kushteve.

“Nëse vendoset misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR deri atëherë dhe vendosen protokolle serioze shëndetësore për fushatën e zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve, OBRM-PDUKM do të marrë pjesë në zgjedhje më 15 korrik”, tha Milloshoski.

Ai tha se tani radhën e ka LSDM të vendos dhe të informoj nëse për ato është i pranueshëm kjo datë me këto dy kushte.

Dje lideri i opozitës OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski deklaroi se datat 5 dhe 8 korriku nuk janë të pranueshme për zgjedhje.