Milionerët e AAK-së/ 14 deputetë, 103.5 milionë euro pasuri

Alenca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka ndër deputetët më të pasur në Kuvendin e Kosovës. Grupi Parlamentar i AAK-së që ka 14 deputetë “peshon” hiç më pak se 103.5 milionë euro. Më i pasuri ndër deputetët e AAKsë është Gani Dreashaj, i cili ka deklaruar 87 milionë euro pasuri. Pas tij, radhitet biznesmeni Gazmend Abrashi që ka deklaruar 10.8 milionë euro pasuri ish-ministri Pal Lekaj ka deklaruar pasuri rreth 2 milionë euro Daut Haradinaj rreth gjysmë milioni euro.

Më e varfëra ndër deputetet e AAK-së është Time Kadriaj, e cila ka deklaruar pasuri prej rreth 65 mijë euro.