Njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vazhdimisht i akuzon partitë tjera për jetë luksi, nuk është se janë keq me pasuri dhe të ardhura mujore. Të dhënat i gjeni në Agjensionin Kundër Korrupsionit.
Vetëvendosje vazhdimisht ka tentuar të shtrihet te shtresat e varfëra në Kosovë, duke folur për politika sociale dhe shtet social, por brenda vetës ka deputetë, të cilët nuk jetojnë pa luks.
Secili deputet i VV-së jeton me të paktën 2500 euro në muaj, derisa pasuria e tyre e paluajtshme kap vlera milionëshe. Madje, Vetëvendosje që shitet në opinion si parti me njerëz jo të pasur, nëse shihen vetem deklarimet e tyre te pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, del të jetë krejt ndryshe.
Do t’ju sjellim në vazhdim pasurinë milionëshe dhe të ardhurat e majme mujore të deputetëve të Vetëvendosjes.
Vetëm Valon Ramadani, deputet, i këtij subjekti politik ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej afro 3 milionë eurosh.
Edhe Xhelal Sfeçla nuk i ka punët keq me pare. Ai të ardhura vjetore ka deklaruar prej 56 326 eurosh, ose çdo muaj Sfecla dhe familja e tij jetojnë me 4693 euro.
Sfeçla, ka ne pronesi edhe mjaft pasuri të paluajtshme. Vlera e pasurisë së tij, aq sa e ka deklaruar dhe llogaritur vet në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kap shifrën e afro 2 milionë eurosh.
Keq me pasuri të paluajtshme dhe me të ardhura mujore nuk është hiç as kryetari i Prizrenit, që vjen nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka. Ai, të paktën sipas pasurisë që ka deklaruar në AKK, ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 2 milionë e 813 mijë e 669 euro.
Mytaher Haskuka përveç kësaj pasurie të paluajtshme jeton me të ardhura mujore hiç më pak se 3471.
Albulena Haxhiu, e cila është më e zëshmja në Kuvend kundër jetesës me të ardhura të majme mujore, për vete jeton me të ardhura shumë larg pagës mesatare në Kosovë.
Deputetja Haxhiu, bashkë me familje kap shifrën e të ardhurave vjetore prej 31 mijë e 187 eurosh ose për çdo muaj jeton me 2598 euro, që janë të ardhura shumë larg të jetuarit varfër ose në shtet social, siç e proklamon në çdo fjalim në Kuvend.
Deputetja tjetër e Vetëvendosjes, e cili jeton me 30 mijë e 63 euro në vit është Arbërije Nagavci. Ajo, po ashtu sa ka qenë vartëse e Shpend Ahmetit në komunën e Prishtinës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë emërimit të drejtorëve dhe zv.drejtorëve të shkollave në kryeqytet.
Deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, siç e ka llogaritur vet, ka deklaruar pasuri në vlerë prej afro gjysmë milion eurosh. Konjufca, deputet i VV-së, për të cilin u pat raportuar se ishte pjesë e SHIK-ut në fillet e saj, nuk jeton keq as me të ardhura mujore.
Përndryshe secili deputet i VV-së, jeton me të paktën 2500 euro në muaj, ose larg nga jeta e varfër siç pretendon ky subjekt opozitar politik.
Pjese e Vetëvendosjes është edhe Rexhep Selimi, i cili ne deklarimin qe e ka deponuar ne AKK, duket se është nga me te varfrit e lëvizjes.