Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi ka renovuar tërësisht xhaminë në Haraçinë.
Pas iniciativës së ngritur për ta rinovuar xhaminë, Halimit i janë ofruar shumë donatorë të cilët nuk janë kursyer për të ofruar përkrahje.
Sot edhe përfundimisht është rinovuar i tërë objekti i xhamisë, ku ka pësuar një pamje rrënjësisht ndryshe!
Xhamia e komunës së Haraçinës, nuk është rinovuar që nga viti 2001!