Milikije Halimi, ish-kryetarja e Komunës së Haraçinës nga radhët e LSDM-së, është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e shoqërisë aksionare shtetërore “Aeroportet” të RMV-së.
Halimi zë vendin e drejtorit mëparshëm Trajçe Angelovski me vendim të Këshillit Mbikëqyrës më 25 tetor të kompanisë që menaxhon pronën e dy aeroporteve maqedonase në pjesën që nuk është nën koncesionin e TAV Maqedoni.
Halimi një vit më parë u punësua në Drejtorinë doganore si inspektore për hetime për luftimin e krimit ekonomik, ndonëse mediat reaguan se ajo nuk kishte shkollimin e duhur për të aplikuar për një punë të tillë.
Këshilli mbikëqyrës i SHA “Aeroportet” ka marrë rekomandim pa sqarim që Angelovski të shkarkohet dhe Halimi të emërohet.
Dejan Kovaçev, bashkëshorti i ish-deputetes Tanja Kovaçev, nga ky muaj është emëruar anëtar i ri i Bordit të Drejtorëve të kompanisë shtetërore ASH Aeroportet.