Miliarderi rus kritikon “lu*ftën e çmendur” kundër Ukrainës

Një oligark rus ka bërë një postim të ashpër për lu*ftën e presidentit Vladimir Putin ndaj Ukrainës.
Teksa ka shkruar në Instagram, Oleg Tinkov tha se pushtimi rus i Ukrainës dhe “lu*fta e çmendur” që ka pasuar, nuk ka asnjë përfitim. Këto janë deklarata të rralla nga miliardët e Rusisë, të cilët kanë krijuar pasurinë e tyre gjatë sundimit të Putinit dhe kryesisht kanë qëndruar të heshtur qëkur Moska ka nisur atë që e quan “operacion të posaçëm ushtarak” më 24 shkurt.

“Nuk shoh asnjë përfitues të kësaj lu*fte të çmendur! Njerëz të pafajshëm dhe ushtarë po vdesin”, shkroi ai në postimin e 19 prillit, që tashmë ka mbledhur mbi 120,000 pëlqime. Komentet e Tinkovit vijnë teksa forcat ruse kanë përqendruar operacionet e tyre në lindje dhe jug të Ukrainës, kryesisht përgjatë bregdetit të Detit të Zi.

Gjatë pushtimit të tyre, forcat ruse janë akuzuar nga Human Rights Watch dhe të tjerë se kanë kryr kr*ime lu*fte dhe mizori në rajonet e Çernihivit, Harkivit dhe Kievit. Si pasojë e pushtimit, mbi 5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi.

Tinkov, që sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, ka pasuri prej 3.5 miliardë dollarësh, është një prej pak oligarkëve që kanë shprehur shqetësimet lidhur me pushtimin e Moskës. Miliarderi Oleg Deipaska, që njihet për lidhjet e tij të ngushta me Putinin, shkroi në Twitter se lu*fta në Ukrainë duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, kritikat e Tinkovit janë më të thella.

“Gjeneralët po zgjohen me kokëdhimbje dhe po e kuptojnë se kanë një ushtri të katranosur”, shkroi Tinkov, duke shtuar se me nepotizmin e shfrenuar që ka “katranosur gjithçka tjetër në shtet”, gjendja në të cilën gjendet ushtria ruse nuk duhet të jetë befasi.
“Zyrtarët e Kremlinit janë të shokuar që jo vetëm ata, por as fëmijët e tyre nuk do të mund të shkojnë në Mesdhe gjatë verës. Biznesmenët po tentojnë të shpëtojnë pronat e mbetura të tyre”, shtoi ai.

Tinkov po ashtu sulmoi “budallenjtë” që po përdorin simbolin “Z” – simbol ë është përdorur nga forcat ruse për të shënjuar makinat e tyre ushtarake – teksa tha se kjo pjesë e shoqërisë përfaqëson vetëm 10% të shtetit pasi, sipas tij, 90% e rusëve “janë kundër kësaj lu*fte”.
“I dashur Perëndim, ju lutem jepni zotit Putin një dalje që ta shpëtojë fytyrën e tij dhe ta ndalë këtë ma*sakër”, shkroi ai në fund të postimit të tij. /REL