Miliarderi Jeff Bezos është rikthyer në tokë pas fluturimit 10 minutësh në hapësirë këtë të martë, me raketën New Shepard. Kështu Jeff Bezos bëhet një nga “astronautët” e parë të nisur në hapësirë nga kapsulën “Blue Origin” në raketën e saj New Shepard.
Kapsula e ekuipazhit kreu me sukses misionin duke u ngritur në hapësirë dhe brenda pak minutash u rikthye sërish dhe i gjithë ekuipazhi ishte tepër i gëzuar.
Para se të ulej në tokë, kapsula përdori atë që quhet sistem “retrothrust system,” i cili krijon një jastëk ajri nën strukturën e kapsulës për të mbështetur më tej në ulje. Për më tepër, secila prej vendeve të pasagjerëve gjithashtu është vendosur në majë të mekanizmave të thithjes së goditjeve, dhe pasagjerët nuk ndjejnë goditjen që merr përplasja me tokën. Një ekspert e përshkroi atë si një “prekje të butë” dhe “si të ulesh në një karrige”.
Bezos shoqërohet nga Mark Bezos vëllai i tij, Wally Funk një pionier 82-vjeçar i garës hapësinore dhe një student 18-vjeçar.
Ata udhëtuan në një kapsulë me dritaret më të mëdha të një kapsule në hapësirë, duke ofruar pamje mahnitëse të Tokës.
New Shepard, ndërtuar nga kompania e Bezos, Blue Origin, është krijuar për t’i shërbyer tregut në zhvillim e sipër për turizmin hapësinor