Miliarderi filantrop Eli Broad vdes në moshën 87-vjece

Eli Broad, bamirësi miliarder dhe koleksionist i njohur i artit, i cili përdori pasurinë e tij për të formuar peizazhin kulturor të Los Anxhelesit duke luajtur një rol qendror në ndërtimin e institucioneve të tilla si Ëalt Disney, Salla e Koncerteve dhe Muzeun e Artit Bashkëkohor, vdiq në moshën 87-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
“Broad vdiq në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai”, sipas një zëdhënësi të tij, i cili nuk dha shkakun e vdekjes.

Me një pasuri të vlerësuar nga ”Forbes” në 6,9 miliardë dollarë, ai shpenzoi pasurinë për një sërë projektesh ambicioze civile.
“Ne bashkohemi me qytetin e Los Anxhelesit për të mbajtur zi për humbjen e Eli Broad. Qyteti dhe kombi kanë humbur një ikonë”, thanë në një deklaratë shefi i ”Los Angeles Times”, Patrick Soon-Shiong dhe bashkëshortja Michele.

“Historia e jetës së Elit është një frymëzim dhe një dëshmi e mundësive që ka Amerika”, shtuan ata.
“Mbështetja dhe udhëheqja e Broad për institucionet kulturore kanë qenë transformuese”, tha çifti.
Broad shpenzoi miliona dolarë për të pajisur programe kërkimore mjekësore dhe shkencore duke përfshirë qendrat kërkimore të qelizave burimore në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelesit, University of California Southern, UC San Francisco dhe Harvardit.