Nikolla Gruevski ka lëshiar Hungarinë dhe ka ikur në një vend tjetër ‘euroaziatik’, këtë e ka bërë publike para pak çastesh gazetari kontrovers Milenko Nedellkovski, shkruan Fakte.
Sipas tij, lëvizja më e re e të ikurit Gruevski ka ndodhur para një ore dhe ai tani është në vend të sigurt.
Nuk është publikuar emri i vendit ku tani po fshihet Gruevski, edhepse autori thotë se e ka të njohur lokacionin. 6 orë para se të publikohet informacioni se Nikolla kishte ikur në Budapest, po ky Nedellkovski kishte publikuar në faqen e tij këtë informacion, por askush nuk e kishte marrë me seriozitet. Të shohim nëse edhe këtë radhë ‘Dudinka’ ka të drejtë, apo bëhet fjalë për bllof.