Milaim Zeka zbulon se cila është pika e nxehtë e marrëveshjes në Uashington

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe analisti, Milaim Zeka, po thotë se në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë janë duke ndodhur zhvillime dramatike.

Zeka, përmes një postimi në Facebook, po pretendon se pika më nxehtë e marrëveshjes së diskutuar është Liqeni i Ujmanit.

Sipas tij pala kosovare nuk po pajtohet që ky aset të menaxhohet nga të dyja palët.