Milaim Zeka tregon “ngjashmërinë” e tij me kalin

Gazetari dhe ish-politikani kosovar, Milaim Zeka, ka veçuar disa tipare të kafshëve që i sheh te vetvetja.
Qenin e vlerësoi për shikimin dhe nuhatjen e tij, cilësi të cilat tha se i posedon edhe ai, ndërsa mjaft interesante ishte edhe vlerësimi që ia bëri kalit.

Ai ngriti këtë paralele: “E kam shikimin dhe nuhatjen e qenit, por e kam njerëzillëkun e kalit. Kali kurrë nuk të shkelë në qoftë se rrëzohesh para tij. Kurrë në jetën time nuk i kam rënë njeriut të rrëzuar. Shikoni, gjatë gjithë shkrimeve dhe qëndrimeve të mia kur një njeri rrëzohet, largohet prej postit, e dëmtojnë të tjerët, i hidhet prokuroria, unë jam i pari që i mbroj këta njerëz”, tha Zeka në “LIBERO”.