Në një deklaratë, gazetari Milaim Zeka duke iu referuar ndodhive të fundit politike në Maqedoninë e Veriut dhe tentativave për rrëzimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së nga Qeveria ka potencuar meritat e kreut të BDI-së në rrafshin kombëtar duke dënuar gjestin e bashkëpunimit të opozitës shqiptare me subjekte në thelb antishqiptare.
“Nuk mundesh ti me u bë bashkë me dreqin e mallkum për me e rrëzu Ali Ahmetin. Në planin kombëtar, në rrafshin kombëtar Ali Ahmeti ka merita të jashtëzakonshme. Ali Ahmeti doli në luftë, Ali Ahmeti na bëri që ne kur vijmë gazetarë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova me na prit policë shqiptarë të Maqedonisë me respektin më të madh.” – ka thënë Milaim Zeka.