Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka me anë të një shkrimi në Facebook ka theksuar se Albin Kurti e rrëzoi vetë Qeverinë.Ai thekson se Qeveria Kurti është dashur ti degjojë nderkombetarët.Tutje Zeka thotë se fjalimi i zëvendëskryeministrit Abazi se “planeve te Thaçit per rrezimin e qeverise po i bashkohet LDK-ja” atehere Albini dhe Hakia paskan rene ne kurthin e Thaçit.
Postimi i plotë:
E verteta per ramjen e qeverise
Kurti ka dale nga qeveria
Te nderuare qytetare dhe katunare, sidomos ju mergimtare, te cilet e perdorni zemren per gjykime e jo trurin
Deshem apo nuk deshem, eshte Albin Kurti, ai i cili e rrezoi kete qeveri. A ka ba mire, a ka ba keq, nuk po du me hi ne keto analiza.
Haki Abazi, njeriu i cili po vazhdon me mallterisat gabimet e kreut te VV-se, paska dale sot edhe paska thene se “planeve te Thaçit per rrezimin e qeverise po i bashkohet LDK-ja”! Nese ky qenka plani i Thaçit, pra nese, atehere Albini dhe Hakia paskan rene ne kurthin e Thaçit.Ajo çka me ka habitur sot eshte edhe nje pjese e deklarates te Haki Abazit, icili shprehe habine se si “LDK-ja nuk po e degjon deklaraten e nje deputeteje gjermane”! Imagjino sikur Bundestagu gjerman te degjonte deklaratate bie fjala te Haki Abazit, apo te ndonje deputeti tjeter?!
Qeveria e Haki Abazit eshte dashur me i degju mesazhet e kancelates Merkel dhe Presidentit Makri. Qeveria e Haki Abazit eshte dashur me i degju porosite e Trampit e Grenellit, e jo te nje analisti si puna e Daniel Server. Me pas degju ato qe duhej degjuar, nuk kish ra qeveria.Tregoni te verteten pse keni dale nga qeveria? Une prej fillimit kam qene kunder shkuarjes te VV se me LDK ne, duke vu via te kuqe me partite e tjera. Hajde me tregoni se me çka eshte LDK-ja ma e mire se cila parti tjeter?! Ju keni shku me marre kalane e LDK se nga brenda, por kishit harruar se Isa eshte ujk i vjeter ne politike. Shkuat edhe u bate bashke edhe me Agim Bahtirin e Mitrovices. Pse?!!!Keq e filluat, me keq perfunduat. Ma mire me tregu te verteten perpara qytetareve. Tregoni qe ju e keni prishe, jo Isa. Tregoni se ju ka himbur arrsyeja politike. Ne kete situate te rende, keni ba nje krim te madh politik!!!