Milaim Zeka: Intrigant! Si më inçizoi mashtruesi Naim Murseli në Suedi

Gazetari Miliam Zeka ka zbuluar detaje të reja në lidhje me Naim Murselin, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Zeka zbuloi disa episode interesante nga takimet e tij me Naim Murselin, të cilin e cilësoi si një mashtrues dhe intrigrant shumë të madh. Gazetari tha se 12 vite më parë ishte takuar me Naimin në Suedi, teksa ishte në një qendër tregtare me bashkëshorten.

Sipas tij Naimi e kishte inçizuar bisedën me telefon dhe e kishte publikuar në rrjetet e tij sociale si intervistë me gazetarin Milaim Zeka.

“Jami i bindur dhe diçka e them me bindje se Naimi ka qenë shkaktari i armiqësimit të Behgjet Pacollit me shumë njerëz. Ka qenë një njeri mashtrues dhe intrigant dhe kjo ka qenë arsyeja pse e kam refuzuar atë njeri të ulet në tavolinën time kur kam shkuar në hotelin e Pacollit.

Unë e kam njohur shumë mirë Naimin. Të gjithë e kanë njohur Naimin, e ka njohur edhe Edi Rama. Ti e ke lexuar që e ka njohur dhe Blendi Fevziu dhe tha që ka dashur t’i shkruaj një mesazh ngushëllimi.

Por unë nuk kam ndenjtur me të. Gruaja më tha a të kujtohet kur e takuam në Suedi. Ishim në një qendër tregtare para 12 viteve dhe erdhi na takoi, hapi telefonin na regjistronte dhe më pyeti mua pse keni ardhur këtu. Kur dëgjova pastaj kishte publikuar në rrjetet sociale për klikime intervistë me mua në Suedi. I tillë ka qenë”, tha Zeka për euronews.

Gazetari shtoi se asnjëherë nuk e ka kuptuar si një personalitet si Behgjet Pacoilli të shoqërohej me një person intrigant të tillë.

“Ishte tip imponues dhe ka udhëtuar pafundësisht me Behgjet Pacollin. Ka qenë dhe në dasmën e vajzës së Trump me Behgjet Pacollin. Unë gjithmonë jam habitur se si një mashtrues kaq i madh ka qenë kaq afër një njeriu siç është Behgjet Pacolli”- tha Zeka.