Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka u ka dalë në takim zjarrfikësve të cilët për katër orë radhazi janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ai para tyre ka mbajtur një fjalim ku kritikon rëndë klasën politike në vend për situatën në të cilën i kanë lënë ata.
“Unë jam në mbështetje absolute të protestës por nganjëherë disa njerëz po mendojnë se ne po dalim në emër të partive politike. Unë nuk kam dal këtu as në emër të Nismës por dal si deputet që më kanë votuar qytetarët. Unë në parlament jam në mbështetje të të gjithë qytetarëve. Është turp për të gjitha qeveritë e kaluara që 17 vite se në çfarë gjendje të rëndë i kanë lënë zjarrfikësit e Kosovës, pa as një kusht të punës, pa kuruar mjete të mbrojtjes të shëndetit të tyre kur jeta e shumë qytetarëve varet pikërisht nga zjarrfikësit. Një shtet normal që ka tru e dinë që menjëherë pas policisë dhe ushtrisë kategoria e tretë që shteti duhet me i jep më së shumti mbështetje janë zjarrfikësit. Të parën punë që një qytetar ë bënë kur është në hallë i thirr zjarrfikësit. Është turp që qeveria të shkoj dhe të bëj marrëveshje me anëtarë të Telekomit ku rroga atje është 1500 euro ndërsa kriminelët që e kanë vjedh Telekomin janë 4500 euro, drejtori i Trustit Pensional e ka rrogën 6500 euro, njerëzit në AKP e kanë rrogën 4000 euro ndërsa këta rrogën 300 euro e cila nuk i del një njeriu vetëm për higjienën e trupit. Ajo gruaja që ma këqyrë mu beben i merr 300 euro. Roga e mesatare e zjarrfikësit nën 800 euro është fyerje për këta njerëz”, ka thënë Zeka. /ZERI