Milaim Zeka: Albin Kurti me logjikë si të Enver Hoxhës

Ish-deputeti Milaim Zeka ka thënë se Amerika nuk lejon një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, pasi kjo e fundit është interes e tyre.

Zeka për kërkesën e Vetëvendosjes për reciprocitet, thotë:
”Vetëvendosje është fundos në një anarki totale politike dhe nuk din cka don. Nuk mundet miu me i kërku reciprocitet elefantit. Se ai të shkel.’’, ka thënë ai në një debat televiziv.

Për qasjen e Albin Kurtit ndaj Amerikës, Zeka thotë:
‘’Logjika e Albin Kurtit si e Enver Hoxhës. Nuk duhet me marr klasa jonë politike votën e popullin si fuqi përball Brukselit e Washingtonit. Edhe Milloshin e pat trullu vota. Thirrja në fuqi të brendshme, kinse kaq fuqi kam brenda, votën e popullit’’