“Miku juaj i dashur Erdogan ju pret në darkën me peshk”, ftesa për Putinin në kohën e zemërimit me SHBA


Presidenti i Rusise, Vladimir Putin dhe ai i Turqise, Recep Tayyip Erdogan së shpejti do të diskutojnë marrëveshjen e sistemeve anti-ajrore S-400, duke ngrënë peshk ose karavidhe ne nje restorant te njohur te Stambollit, raporton RT.

putin erdogan
Kjo u parapri nga nje ftese qe Erdogan ia nisi Putinit, permes ministit te Jashtem, Mevlut

Çavusoglu ne te cilen shkruhej:

“Miku juaj më i dashur, Z. Erdogan me ka kërkuar që t’ju përcjell përshëndetjet e tij më të ngrohta me shpresën se do të vizitoni Stambollin në të ardhmen e afërt për një darkë në një restorant peshku”.

Historia e ‘restorantit të peshkut’ ka nje te shkuar jo te panjohur, fiks ne samitin e BRICS në korrik. Në atë kohë Putini i kujtoi homologut të tij turk që dikur e kishte ftuar ate ne nje restorant peshku.

Kur Erdogan theksoi se ftesa ende qëndron, presidenti rus theksoi se mbetet emergjence te diskutohet dhe te zgjidhet cështja me eksportet e mishit në Turqi.

Në fund të korrikut Rusia filloi eksportet e mishit në Turqi – kështu që tani mudn te kryeht edhe ftesa.

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë po rriten më shumë, gjë që në dukje e ka zemëruar aleatin e gjatë të Ankarasë, SHBA.

Lidhjet e Ankarasë dhe Uashingtonit janë në spirale në rënie. Qeveria e Erdoganit është gjithashtu e vendosur të shtyjë përpara me blerjen e avionëve amerikanë F-35, që ligjbërësit e SHBA po përpiqen të bllokojnë, për shkak të marrëveshjes S-400 të Ankarasë.

Më parë këtë javë, eksportuesi i armëve ruse Rosoboronexport zbuloi se Turqia do të marrë serinë e parë të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 vitin e ardhshëm.